TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 18:46

Kërkesa për Ahmetajn, Rama vijon me të njëjtën retorikë: Familja jonë nuk mban mbi shpinë askënd që mbush xhepat

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa për Ahmetajn, Rama vijon me të njëjtën

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me votimin që u bë sot në Kuvendin e Shqipërisë, i cili i hapi rrugën SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Rama tha se nuk pajtohet me askënd që abuzon me besimin që ai, qytetarët dhe PS ju ka dhënë. Ai përsërit sërish frazën që nuk do të mbrojë askënd që përdor besimin e dhënë për të mbushur xhepat. 

Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam  qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS kurrizin e një kali që mund ta kalërojë", tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se do t’i lëshojë të gjithë ata persona të cilët sipas tij, lëshojn veten duke zgjedhur rrugën e gabuar.

Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast. Përsëris edhe një herë sot, për familjen politike atë që e kam thënë disa herë më parë dhe stërthënë qyshherë në këtë godinë se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë që bën dy punë edhe me shtetin edhe me xhepin merr përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua as me ne, por duhet ta mbajë vetë, qoftë kur del para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti apo kur i bie derës para drejtësisë. Ua them troç, dhe e rithem publikisht nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët por bashkëpunëtorin e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur të gjithëve ne në këtë rrugë”, tha ai. 

rama ahmetaj spak

Lini një Përgjigje