
Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana i ka quajtura vendimet e Këshillin Kombëtar të mbledhur nga Gazment Bardhi si të pavlefshme.
Në një deklaratë për mediat Gjana tha se ai që mblodhi Bardhi nuk ishte Këshilli Kombëtar i PD-së, por sipas tij një shartim pa kuptim, teksa shtoi se zgjedhjet e mbajtura sot janë të rregullta dhe se nga to do të dalë kreu i ri i PD-së.
“Nuk ka pasur këshill kombëtar të PD-së. E di si është këshilli kombëtar. Është si bostani në treg. Shumë herë e kapin pa shije. Edhe në shoqëri njerëzore ka shartime, bostan me kungull”, tha Gjana.
Ai gjithashtu paralajmëroi se rezultati i zgjedhjeve të mbajtura sot për kreun e ri do të dalë rreth orës 21:00.
Lini një Përgjigje