
Deputeti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Klevis Balliu i është përgjigjur në distancë Gjergj Lucës, i cili e kërcënoi me padi për faktin se demokrati i përmendi ortakun e tij trafikant, Dorjan Beu.
Oligarkut të peshkut nuk i kanë pëlqyer lajmet e ditëve të fundit pas arrestimit të ortakut të tij dhe në vend të japë sqarime, kërcënon Balliun. Ky i fundit i ka kthyer një përgjigje në rrjetet sociale:
“Gjergj Luca, ortaku i atij trafikantit të arrestuar, më kërcënon me procedim penal tek mediat e pushtetit si Carlo Baze & kompani.
450 procedime penale më ka bërë qeveria jote; nëse shtohesh edhe ti, nuk më impresionon aspak.
Luca është në fakt super peshkatar – duket sikur vetëm ai kap peshk. Aq shumë peshk ka kapur, sa ka ndërtuar një qytet të tërë që e quan “Fish City”.
Është i vetmi peshkatar, të paktën që njoh unë, që gëzon një mbështetje mediatike të jashtëzakonshme, aq të madhe sa do t’ia kishin zili çdo politikan në Shqipëri e më gjerë.
Gëzon edhe përkrahjen e qeverisë, dhe e dashuron qeverinë. Ka edhe ortakun trafikant. Janë këto personazhet që qeveria i do fort. Po sikur të donte qeveria Shqipërinë dhe shqiptarët aq sa i do këta, sot Shqipëria do ishte në Europë dhe shqiptarët do ishin ndër popujt më të lumtur të kontinentit. Ose, të paktën, aq të lumtur sa Gjergj Luca.
Luc, të sugjeroj që edhe këtë dashurinë për Ramën ta ulësh pak në dozë, se nuk duket aspak natyrale. Mos bëj gabimin e atij shokut tënd në Pogradec.
Sa për zilen, shiko se më duket ta kanë varur në qafë”.
Lini një Përgjigje