
Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, vijon të thumbojë përmes rrjeteve sociale, kreun demokrat Sali Berisha dhe aleancën e krijuar prej tij “Shqipëria Madhështore”. Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ku Berisha kërkon rikthimin e 3-të në pushtet, Kokalari shkruan se njerëzit e vegjël që e kanë mëndjen për korrupsion apo thjeshtë duan ti shpëtojnë drejtësisë nuk mund ta bëjnë kurrë Shqipërinë as madhështore dhe as fisnike.
“'Make Albania Great Again' do të thotë t'i kthejmë dinjitetin dhe kofidencën e duhur të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, si një komb i vetëm, dhe të arrijmë sërisht të ecim me kokën lart dhe me krenari”, shkruan Kokalari.
Postimi nga Evi Kokalari
Që të jem e sinqertë, 'Make Albania Great Again' do të thotë kthim në periudhën e fundit të lavdishëm për kombin, që i bie shekulli i 15-të, kur ishim akoma një komb i krishterë me identitet fisnik, një komb krenar që ishte gur themeli për dy perandori, atë Romake dhe Bizantine, të cilat së bashku me kishën katolike, ndërtuan atë që sot i referohemi si civilizim perëndimor.
Asnjë periudhë tjetër mbas 1400-1500 nuk ka qenë 'Great' për ne shqiptarët. Mes regjimit shtypës dhe shkatërrimtar otoman, komunizmit, dhe regjimin super të korruptuar post-komunist, ky popull nga vuajtur dhe ka humbur identitetin e saj.
'Make Albania Great Again' do të thotë t'i kthejmë dinjitetin dhe kofidencën e duhur të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, si një komb i vetëm, dhe të arrijmë sërisht të ecim me kokën lart dhe me krenari.
Njerëzit e vegjël që e kanë mëndjen për korrupsion apo thjeshtë duan ti shpëtojnë drejtësisë nuk mund ta bëjnë kurrë Shqipërinë as madhështore dhe as fisnike.
Ata thjeshtë zgjasin agoninë dhe pengojnë kthimin në identitet.
Lini një Përgjigje