TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 15:32

Qeveria shtyn afatin e kartave ID të skaduara, mbi 460 mijë qytetarë do lejohet të votojnë

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria shtyn afatin e kartave ID të skaduara, mbi 460 mijë

Qeveria miratin aktin normativ që shtyn afatin e skadimit të kartave të identitetit, duke i dhënë kështu qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme shtyrjen e afatit për ID-të që kanë skaduar apo skadojnë deri më 11 maj, duke vendosur një afat vlefshmërie deri më 31 maj.

“Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri më 11 maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese të të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025, shtyhet deri në datën 31 maj 2025″,tha ministri Hoxha.

Një ditë më parë, Partia Demokratike, përmes nënkryetarit Oerd Bylykbashi, i kërkoi Qeverisë të miratojë shtyrjen e afatit të kartave ID, pasi rreth 460 mijë shtetas me të drejtë vote nuk disponon një dokument të vlefshëm për të votuar në 11 maj.

Bylykbashi tha se këtyre qytetarëve nuk mundet t’i mohohet e drejta e votës.

Lini një Përgjigje