TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2024, 22:31

"Korrupsion masiv", Balliu: Rama firmosi 2 ligje dhe 7 VKM që t'i hapë rrugë vjedhjes së pronave në jug

Shkruar nga Pamfleti

"Korrupsion masiv", Balliu: Rama firmosi 2 ligje dhe 7 VKM që

Demokrati Klevis Balliu ka folur lidhur me situatën politike në vend. Ai tha se Rama ka firmosur dy ligje dhe shtatë VKM që t’i hapë rrugë vjedhjes së pronave.

Balliu shprehet se në Shqipëri vidhet dhe korrupsioni është i lartë pas kanë mbështetje të fortë kriminale dhe ekonomike.

"Mos u habisni kur të thotë Ramën që e ka firmosur Edi, unë nuk di gjë. Ai ka firmosur dy ligje dhe shtatë VKM që ti hapë rrugë vjedhjes së pronave. Këtu vjedh Rama, Xhaçka dhe pastaj akuzon opozitën se ka vjedhur dhe arrestojnë fituesin e garës që ta rikthejnë bashkinë në kontrollin e tyre.

Në çdo palë zgjedhje ne nuk përplasemi me koncepte por me vjedhjen dhe korrupsionin, ku sot në Shqipëri kanë një mbështetje të fortë kriminale dhe ekonomike.

Sado që është mësuar që të fshehë Rama dhe sot e kësaj dite nuk shpjegon se si ndërtoi vilën në Surrel. Fakti këtu mbetet se Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur pronat e qytetarëve dhe drejtësia nuk ndërmerr asnjë hap.

Qoftë Himara, qoftë Tirana çdo bashki në vend janë mbuluar nga korrupsioni", tha Balliu për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje