TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 22:27

KQZ kërkoi të fshihen, por rezultatet rrjedhin/ PS kryeson me afro 400 vota para në Vorë

Shkruar nga Pamfleti

KQZ kërkoi të fshihen, por rezultatet rrjedhin/ PS kryeson me afro 400

Ndonëse KQZ bllokoi daljen e rezultatit në Vorë, kanë rrjedhur rezultatet. 14 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 1315 vota, ndërsa PD vetëm 893.

Teksa të gjithë prisnin që të kishim rezultatet e votimit për Vorën dhe Njësinë 10 në Tiranë, aty ku u votua në mënyrë elektronike, pati një deklaratë të beftë nga Ilirjan Celibashi. Komisioneri njoftoi se ka pasur një kërkesë nga PD që të mos dalë rezultati dhe ai i është bindur, duke deklaruar se rezultati do të dalë nesër në mëngjes.

 

Lini një Përgjigje