TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2025, 15:20

“Krerët e policisë dhe ministrat emërohen nga bandat”, deputetja e PD: Vendi ynë i pasigurt

Shkruar nga Pamfleti

“Krerët e policisë dhe ministrat emërohen nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e ka cilësuar si një kambanë alarmi dhe dështim të sigurisë në vend vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit.

Ajo ka bërë thirrje që të dorëhiqet menjëherë ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e cila nuk mori përgjegjësi për sigurinë e Gjykatave, ndërkohë që KLGJ zbuloi dokumentacionet e dërguara ku kërkonte disa herë rritjen e masave nga Policia e Shtetit.

“I vetmi shtet ku nuk mbahet përgjegjësi. Ministrja e Brendshme duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas ngjarjes. Vrasja e gjyqtarit është një kambanë alarmi për çdo qytetar shqiptar. KLGJ e kishte thënë prej dy vitesh, kishte dërguar dhe shkresa për rritjen e sigurisë në gjykata. Masat nuk u morën dhe përgjegjëse është qeveria dhe institucionet shtetërore. Sistemi i sigurisë është i dështuar dhe kjo u pa edhe në rastin e vrasjes së Martin Canit, që tregoi se edhe siguria e shkollave kishte dështuar”, tha Hoti.

Hoti shtoi se kjo situatë i çon njerëzit deri në vetëgjyqësi, duke shtuar se Shqipëria është i vetmi vend ku drejtorin e policisë e emëron krimi.

“Është një ngjarje e rëndë që të vritet një gjykatës në sallën e gjyqit. Është gjendje alarmante. Imagjino që ndodh një gjyqtari. Është i vetmi shtet në botë, që drejtorin e policisë e vendos banda dhe krimi. Del ministrja e Brendshme dhe thotë; policia nuk ka detyrë që të ruaj gjykatat. Ata dalin me deklarata zyrtare. Po i çojnë shqiptarët të bëjnë vetëgjyqësi”, u shpreh deputetja.

Deputetja e PD akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për situatën e krijuar, sigurinë dhe rendin e dështuar, nivelin e korrupsionit dhe kapjen e pushteteve në vend.

“Edi Rama i vjedh zgjedhjet, i grabit dhe nuk i fiton ato. Edhe raporti i DASH e tregoi se ekonomia është e kapur nga krimi dhe investitorët e huaj largohen dhe nuk ndjejnë siguri”, tha deputetja për “News 24”.

Lini një Përgjigje