Politike 5 Dhjetor 2023, 21:44

Kur do të nisin protestat? Dashnor Sula: Detajet i di Berisha me stafin e tij të ngushtë

Shkruar nga Pamfleti

Kur do të nisin protestat? Dashnor Sula: Detajet i di Berisha me stafin e

“Rithemelimi” ka paralajmëruar protesta, por ende nuk ka dhënë një datë se kur. Në lidhje me këtë ka folur dhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula ku u shpreh se Berisha e di si do bëhen protestat dhe si do organizohet mosbindja civile.

Ndërsa përsa i përket marrëveshjes Rama-Meloni, ai u shpreh se çështja do të shkojë në gjykatën kushtetuese, pasi është anashkaluar institucioni i presidencës.

“Për të qenë i sinqertë, unë nuk mund të jap shpjegime sepse atë e di zoti Berisha me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë se si do bëhen këto protesta dhe se si do bëhet organizimi i mosbindjes civile.

Sot ne ishim në mbledhje të grupit parlamentar prej dy orësh ku biseduam debatuam dhe mediat e kanë dhënë që ne i kemi nisur kërkesën gjykatës Kushtetuese për sa i përket marrëveshjes Rama-Meloni.

Është gjëja më e mirë që ta certifikojë ose jo gjykata Kushtetuese për një arsye shumë të thjeshtë që është anashkaluar totalisht institucioni i Presidencës”, tha ndër të tjera Sula në “Ora News”.

dashnor sula rithemelimi sali berisha protesta