TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2024, 20:55

"Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje?", Meloni nuk tërhiqet nga pazari me Ramën: Jam e bindur që do të funksionojë!

Shkruar nga Pamfleti

"Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje?", Meloni nuk tërhiqet

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka folur lidhur me dështimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët. Gjatë një interviste për mediat italiane, Meloni shprehet e bindur se marrëveshja do të funksionojë, edhe pse kampet në Gjadër janë mbyllur.

Teksa çështja ka përfunduar në Strasburg, Meloni nuk e humb vetëbesimin dhe thekson se nuk ndërmerr asnjëherë detyrë që nuk funksionojnë.

“Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje? Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk ndërmarr detyra qe nuk mund t’i përmbush. Mos u shqetësoni se do t’i gjejmë edhe zgjidhjet ligjore. Unë mendoj se marrëveshja me Shqipërinë duhet të funksionojë sepse unë mendoj se është një marrëveshje inovatore”, tha Meloni.

Lini një Përgjigje