
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla. Menjëherë ka ndërhyre Garda duke mos lejuar deputetët të afrohen në foltore ndërsa disa prej deputetëve të opozitës janë grumbulluar përpara foltores.
Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar 5 minuta pushim dhe gjithashtu ka përjashtuar nga seanca penale deputetin Noka.
"Nëse e ktheni këtë seancë në mejdan dhe qenef, do mbyllet seanca dhe do përjashtohet ai që e përdor këtë fjalor dhe kalojmë në votim. Po ju paralajmëroj. Keni prishur mikrofonët. Paralajmërim, vërejtje dhe përjashtim nga seanca. Ju paralajmëroj se do ketë pasoja. Ulu në vend", tha Spiropali.
Noka hodhi 2 herë shishen në drejtim të Ballës, por nuk qëlloi dot në shenjë. "Merreni këtë se është i çmendur", tha Balla.
Kujtojmë se, edhe më herët deputeti Noka tentoi të çajë gardhin e gardistëve dhe u përplas fizikisht me Gardën duke i shtyrë.

Lini një Përgjigje