
Sali Berisha, kreu i PD-së, dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i tij, duket se kanë zgjedhur Bjeshkët e Tropojës për t’u relaksuar.
Larg bregdetit, vilës së tyre në Gjirin e Lalzit, Berisha dhe Malltezi, të dy të pandehur në atë që njihet si dosja ‘Partizani’, kanë zgjedhur të freskohen në bjeshkë.
Malltezi fitoi lirinë pas më shumë se 1 viti që qëndroi në arrest shtëpie, atje ku gjithashtu ‘u kyç’ edhe Berisha, teksa SPAK i hetonte për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Të dy janë të pandehur me akuzat e korrupsionit aktiv e pasiv, fshehje pasurie, pastrim parash, ndërsa për disa muaj, dosja u zvarrit nëse duhej ose jo të kalonte për gjykim.
Qoftë Berisha ashtu edhe dhëndri i tij, Malltezi, e konsiderojnë dosjen si të montuar politikisht, duke akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani, se është një vegël në duart e Kryeministrit Edi Rama.
Zakonisht Berisha zgjidhte të kalonte pushimet në Gjirin e Lalzit, aty ku familjarë të tij, kanë një vilë, e cila u vendos në sekuestro preventive nga SPAK, gjatë hetimeve.
Nuk dihet nëse ish-Kryeministri ka braktisur vajtjen në Gjirin e Lalzit, atje ku zhvillonte ecjet sportive, si një pasion, dhe notonte, duke njoftuar edhe thyerjen e rekordeve personale.
Lini një Përgjigje