TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2025, 13:37

Gramshi në flakë, pushtetarët pozojnë të buzëqeshur me zjarrin si panoramë

Shkruar nga Pamfleti
Gramshi në flakë, pushtetarët pozojnë të
Gramshi në flakë, pushtetarët pozojnë të buzëqeshur me zjarrin si panoramë

Flakët kanë përpirë shtëpi, pemë e pasuritë e një jete për shumë banorë të Gramshit, por dy zyrtarë lokalë kanë gjetur kohë për të bërë nga një pozë me flakët pas krahëve, teksa kryeministri Edi Rama bën reagime në Facebook duke justifikuar mungesën e avionëve Canadair.

Besmira Qose, Drejtoreshë e Shëndetit Publik, dhe Albert Ceci, Nënprefekt i zonës, shihen në foto pranë tymit e flakëve, si dy turistë të rastësishëm që kanë ndaluar të buzëqeshur, ndërsa në sfond konsumohet tragjedia për banorët e fshatrave të Gramshit.

Në rrjete sociale, reagimet nuk kanë munguar.

Gramshi në flakë, pushtetarët pozojnë të

“Këto pamje janë të papranueshme. Njerëzit këtu kanë humbur gjithçka. Ndërkohë, përfaqësuesit e shtetit po sillen sikur kjo është një shëtitje apo sesion fotosh,” ka shkruar denoncuesi që publikoi fotot, duke sintetizuar me një fjali ndjenjën e shumicës: “Vendi digjet, shteti krihet.”

Ndërkohë, në terren, qindra banorë e kanë kaluar natën në kushte emergjente, duke parë nga larg shtëpitë e tyre të bëhen hi. Por mes këtij kaosi, Gramshi mund të krenohet për rekordin e PR personal në mes të një katastrofe.

Shqipëria vazhdon të përballet me flakët që e kanë ‘pushtuar’ prej ditësh nga veriu në jug. Në 24 orët e fundit, janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 mbeten aktive njofton ministria e Mbrojtjes. 

Në qarkun Elbasan, situata më serioze është në fshatin Kullollas të Gramshit, ku janë angazhuar mbi 200 forca tokësore dhe ajrore, përfshirë helikopterë dy çekë dhe sllovakë. Zjarret në Kodovjat dhe Sojnik janë izoluar dhe nuk paraqesin rrezik për banesa. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive. 

Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit. Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq.

Në fshatin Plashnik të Poiçanit, për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe erës së fortë u rrezikuan seriozisht banesat në lagjet Totaj, Ziflaj, Serjanaj dhe Beqiraj, ku dje u evakuan 20 banorë. 

 

pushtetarët në gramsh pozojnë në foto të buzëqeshur

Lini një Përgjigje