TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 12:46

Ligji për investimet strategjike, Tabaku: Të shfuqizohet, tokat nuk mund ndahen në ca të nënës ca të babës! 

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për investimet strategjike, Tabaku: Të shfuqizohet, tokat nuk
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar nga foltorja e Kuvendit ligjin për investimet strategjike, duke kujtuar se opozita ka kërkuar shfuqizimin e tij që në vitin 2017, por sipas saj, kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë nga mazhoranca.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se ligji nuk ka sjellë përfitimet e premtuara për vendin, por është përdorur për të favorizuar individë të caktuar. Ajo theksoi gjithashtu se një nismë ligjore e depozituar prej saj për këtë çështje është rrëzuar.

“Në vitin 2017 kërkuam që të pezullohet ligji për investimet strategjike. Kemi ngritur këtë çështje që atë kohë dhe të gjitha kërkesat shkuan në vesh të shurdhët. Vetëm një investitor i huaj është tërhequr me këtë ligj, vetëm ndarje favoresh ka pasur. Kam sjellë propozim ligjor, por u refuzua. Shqipëria nuk ka pse të ndajë tokat, në ca të nënës e të babës. S’mund të ketë dy standarde. E duam për të drejtën e autorit, por jo për investimet strategjike.”, tha ajo. 

jorida tabaku ligji per investimet strategjike

Lini një Përgjigje