TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 14:21

Lista me drejtuesit e PS në 12 qarqe, Paloka: Bandë hajdutësh, Rama zgjodhi llumin e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Lista me drejtuesit e PS në 12 qarqe, Paloka: Bandë hajdutësh,

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Rama të listës së drejtuesve politikë të PS gjatë Asamblesë në Durrës.

Paloka thotë se nuk ishte kurioz pasi sipas tij çfarëdo të zgjidhte Rama, nga i njëjti brumë i gatuan”, shkruan Paloka.

“Rama nxori bandën e hajdutëve që i quan dhe ai “drejtues politik” të qarqeve. Në fakt nuk kisha asnjë kuriozitet se kush do ishin. Dihej që nuk do ishin ata “fituesit” e zgjedhjeve të fundit se ca i ka futur brenda e ca i ka bërë gati. Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan.

Ai që po prisja me kuriozitet ishte reagimi i atyre që çfarë nuk thanë kundër drejtuesve të qarqeve të PD të caktuar nga Berisha…Po deri tani asgjë?!!!

P.S

Edhe unë mund të kem ndonjë rezervë për listën tonë, po më duket krejt e pafalshme për disa demokratë që lëshojnë gjithë bateritë kundër vetes, por nuk kanë gjetur ende asnjë fjalë për llumin e plehrat e Ramës!”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

 

Lini një Përgjigje