TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 14:12

Lulzim Basha: Rama, Meta dhe Berisha i frikësohen SPAK, do ballafaqohen shumë shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Basha: Rama, Meta dhe Berisha i frikësohen SPAK, do ballafaqohen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po vijon takimet e tij me degët e partisë në qytetet e vendit. Ndalesa e radhës ishte në Dimal, ku mbajti Kuvendin Zgjedhor të PD në këtë degë.

Basha u shpreh se partia që ai drejton ka arsye sot të mbajë kokën lartë, pasi ka treguar që nuk është një kult apo klan, por një parti bashkëkohore e bashkuar rreth vlerave.

Nga ana tjetër, ai thotë se ka diferencë mes PD dhe asaj që ai e quan “moçali i Bermudës” dhe dita e përballjes me të vërtetën dhe ligjin do të vijë shumë shpejt. Sipas tij, Rama, Meta dhe Berisha kanë frikë nga ballafaqimi me Prokurorinë e Posaçme SPAK.

"Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan, por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike. Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë. Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Diferencën mes nesh e moçalit të Bermudës, ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktorë, që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, kanë përzënë e po përzënë të rinjtë nga vatrat e tyre vetëm për hir të pasurimit të tyre, pushtetit, apo anktheve që kanë se shumë shpejt do vijë dita e përballjes me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vendet fqinj janë përballur me ligjin dhe kjo është një rruga pa kthim njësoj si rruga e Shqipërisë europiane. E kanë vonuar boll, por nuk e ndalin dot”, tha kreu i PD gjatë fjalës së tij.

 

 

Lini një Përgjigje