TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2025, 11:41

“Mafia rrezikon marrëdhëniet me fqinjët”, Berisha thirrje shqiptarëve në Selanik: Më 11 maj përmbysni narkoshtetin

Shkruar nga Pamfleti

“Mafia rrezikon marrëdhëniet me fqinjët”, Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha udhëtoi këtë të dielë drejt Selanikut, aty takoi shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin grek në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se mafia e qeverisë për interesa të vetat dëmton edhe statusin e gjysmë milion shqiptarëve dhe marrëdhëniet me fqinjët. Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të Greqisë, që më 11 maj të përmbysin narkoshtetin me votë.

“Jeni bërë sot një faktor i rëndësishëm i jetës së këtij vendi, keni emër të mirë anë e kënd të Greqisë dhe shkëlqeni në çdo fushë. Dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë. Akti më i shëmtuar akti i Ramës ndaj Belerit. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës Fredi Belerit, dhe kjo vetëm se Beleri nuk pranoi të shitej dhe të kandidonte për Ramën.

Prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të kartës europiane të drejtave të njeriut, nuk e lejoi as të bënte betim dhe mori çdo masë kundër tij, sepse e dinte se nga toka që po grabit në manastirin e Skutarasë dhe kanionet e Gjipesë, e dinte se Beleri nuk do i jepte asnjë metër dhe do mbronte pronat.

U ndala këtu për të treguar se për çfarë është e aftë mafia që për interesa të vetat të dëmtojë statusin e gjysmë milion shqiptarëve dhe marrëdhëniet me fqinjët. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje