TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 09:49

Marrëveshja me Italinë, Paloka: Rama u premtoi se do i bënte si Spanja, kur do protestojnë lezhjanët?

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja me Italinë, Paloka: Rama u premtoi se do i bënte si
Edi Paloka

Deputeti demokrat, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me faktin se në Lezhë do ngrihen dy qendra të mëdha emigrantësh.

Ndërkohë, pak javë më parë, kryeministri Edi Rama pati deklaruar se Lezha do bëhet si Spanja për turizmin.

“Po pres se kur do dalin të protestojnë sot lezhjanët e shëngjinasit …

Me siguri të parët do të protestojnë pronarët e hoteleve dhe resorteve që Rama iu premtoi vetëm pak përpara zgjedhjeve se Lezha dhe Shëngjini do të bëheshin si Spanja e në fakt po e mban fjalën, vetëm se në vend të Spanjës, zgjodhi Lampeduzën!

“Rana e Hedhun” tani do quhet “Afrikani i hedhun”.

Si thoni, do protestojë ndonjëri?” shkruan Paloka.

 

edi paloka refugjatët

Lini një Përgjigje