
Myslim Murrizi ‘plas bombën’: Lista e kandidatëve, pazari i radhës me Ramën!
Myslim Murrizi, ish-deputet dhe kandidat në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar ashpër ndaj farsës së listave të hapura, duke e quajtur një tallje me votuesit dhe një tjetër pazar të errët me Edi Ramën.
Sipas Murrizit, “baballarët dhe mamallarët” e reformës zgjedhore, të njëjtët që në korrik 2024 mbyllën në pazar 46 mandate deputetësh me Ramën, vendosën që subjektet politike të kenë nga 186 kandidatë, megjithëse Kuvendi ka vetëm 140 vende. “Lista e hapur duhet të kishte aq kandidatë sa deputetë ka qarku, minus numrin e bythecëve në listën e mbyllur”, shprehet Murrizi.
Ai merr si shembull qarkun e Tiranës. Sipas tij, 12 kandidatë duhej të ishin në listë të mbyllur dhe 25 në listë të hapur. Por jo. Në listë të hapur ishin 37. Pra sipas tij, skema e re ishte një mashtrim.
“Baballarët dhe mamallarët e reformës zgjedhore, që mbyllën 46 deputetë në pazar me Ramën në korrik 2024, u tallën duke vendosur që subjektet politike të kenë nga 186 kandidatë, kur numri i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është 140.
Në fakt, listat e hapura në çdo qark duhet të ishin me aq kandidatë sa deputetë ka qarku, minus numrin e bythecëve të listës së mbyllur. Pra, në qarkun Tiranë, nga 37 deputetë që ka qarku, 12 ishin në listën e mbyllur. Në listën e hapur duhet të ishin 25 kandidatë, e jo 37.
Kështu duhet të ishin në çdo qark, por siç duket nga numri i votave që kanë marrë një pjesë jo e vogël nga listat e hapura, është menduar nga “liderët” që të ketë sa më shumë “volum” duke futur kovaçë, teknikë frigoriferash, parukierë etj., që kanë marrë nga 200-300 vota, duke bërë qesharake listën dhe duke dashur t’i japin rëndësi listës së bythecëve”, tha ai.
Ky reagim i Murrizit është një tjetër sinjal alarmi për manipulimin e qëllimshëm të sistemit zgjedhor, i cili nën petkun e reformës dhe listave të hapura, vijon të mbajë në duart e pak njerëzve kontrollin e parlamentit dhe vullnetit të qytetarëve.
Lini një Përgjigje