TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 13:46

Mbledhja dy ditore me kabinetin, Rama paralajmëron shkarkime: Do t'i japim një impuls të ri qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja dy ditore me kabinetin, Rama paralajmëron shkarkime: Do t'i

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur mbledhjen dy ditore të analizës me kabinetin në Tepelenë.

Rama paralajmëroi se në shtator do të nisë një proces vetë-reformimi në qeveri.

“Ne gjithmonë kemi tendencën që t’i lidhim reformat me njerëz dhe persona dhe me emërime, apo shkarkime, por vetë-reformimi është më i gjerë se kaq.

Është një rikonceptim dhe riorganizim i procesit qeverisës në funksion të rritjes së eficencës dhe kapaciteteve për të arritur rezultate me të shpejta, të mira dhe të qëndrueshme” tha ai.

Kryesocialisti foli për një implus të ri dhe një rol të ri për zv/ ministrat.

“Ta fillojmë sezonin e ri me një impuls të ri dhe duke fuqizuar rolin e zv/ ministrave dhe duke përfshirë në vendimmarrje drejtues të tjerë të agjencive të rëndësishme.

Do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare dhe individë që kanë çfarë të na mësojnë brenda dhe jashtë vendit” tha ai.

Kryeministri deklaroi u mburr për mediat se turizmi në Shqipëri ka arritur në nivelin e Greqisë për mesatare banorësh.

Rama tregoi se janë vendosur qëllime dhe është reflektuar për arritjet, ai theksoi se investitorët e huaj kanë krijuar besim.

Ndër të tjera, kryeministri shtoi se ka pasur një zhvillim pozitiv edhe në sektorin energjetik, por nuk mund të tregonte më shumë për këtë.

“Tanimë nuk flasim për projekte të fokusuar vetëm në sektorin e energjisë ku kemi bërë një proces hapje dhe rritje besimi ndaj Shqipërisë që na ka dhënë rezultat para sektorëve të tjerë, por këtu flasim për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, që deri para jo shumë vite më parë, nuk do ta konsideronin fare Shqipërinë si mundësi për të zgjeruar biznesin e tyre,” – u shpreh Rama.

Ky takim me ministrat vjen pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, ku Asambleja Kombëtare shkarkoi të gjithë sekretariatin dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj.

rama mbledhja dy ditore me kabinetin

Lini një Përgjigje