TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 18:56

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, Berisha sposton protestën drejt Kuvendit!  

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, Berisha sposton protestën drejt

Pas molotovëve dhe fishekzjarreve në fund të fjalimit të kreut të opozitës, Sali Berisha, protesta është zhvendosur drejt Kuvendit. Drejtuesit e protestës me anë të mikrofonit u bënë thirrje protestuesve që të spostohen para Parlamentit.

'Të gjithë bashkë tek Kuvendi i narkosit’, u dëgjua të thuhej nga mikrofoni i vendosur në podiumin e protestës. 

Teksa Berisha u nis me makinë, protestuesit po zhvendosn në këmbë drejt Kuvendit për të protestuar edhe atje. Vlen të theksohet se pavarësisht thirrjes së drejtuesve të PD-së për t'u spostuar para Parlamentit, vetëm një pjesë e tyre janë vendosur para Kuvendit, pjesa tjetër është shpërndarë. 

 

berisha kuvend pd

Lini një Përgjigje