Politike15 Prill 2024, 22:16

"SPAK-u torollaku", Meta në panik të thellë: Ma sillni këtu Altin Dumanin, bën si i fortë dhe mburret se do më arrestojë me ndihmën e SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK-u torollaku", Meta në panik të thellë: Ma sillni

Ilir Meta duket se është në panik të thellë nga burgu. Pasi mori malet, u ngjit nëpër hekura dhe përjashtoi Monikën nga partia, sot i është hakërryer Altin Dumanit.

Sot ai doli te Blendi Fevziu, ku u pyet për hetimet e SPAK. Por Meta duket se është në gjendje të rëndë. Ai akuzoi Altin Dumanin se mburret se do të arrestojë Ilir Metën.

Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor të 2019, me prokuror Altin Dumanin, që bën si i fortë dhe mburret se do merret me Ilir Metën dhe se ka mbështetjen e amerikanëve. SPAK ka nisur hetim në dhjetor 2019 për CEZ. Sipas të dhënave të mia, pas takimeve të Dumanit me McGonigalin e Edi Ramës. Dhe pse ka nisur në 2019 për një çështje të mbyllur? Ka nisur që Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Ramës, që të mos kishte asnjë mendim pakice dhe të asgjësohej drejtësia”, tha ai.

Më tej Meta ju hakërrye amerikanëve. Ai akuzoi Dumanin se ka pasur takim me McGonigal, duke ndjekur të njëjtën strategji si Berisha.

Ka dy lloje amerikanësh që janë si McGonigali kokrra e legenit. Dhe unë e kam thënë se amerikanët e Ramës i kap prej veshi”, tha ai.

Më tej sulmoi SPAK dhe prokurorët: “SPAK është nën hetim nga unë. Unë jam një patriot shqiptar dhe SPAK një organizatë që kërkon mandat tjetër pasi ka marrë një mandat 9 vjeçar dhe pasi merr nga 7-8 mln rroga. Ka vite që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri”.

Më tej Meta e humbi fare, pasi kërkoi përballje me Altin Dumanin. Por duket se ai fyeu apo sulmoi Monika Kryemadhin.

Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin. E duke kapur ndonjë laraskë lart e poshtë po tenton të marrë Partinë e Lirisë. I duhet Edi Ramës të marrë peng PL, siç mori peng PD dhe vulën. Ma sill këtu Altin Dumanin ta shohin shqiptarët. E akuzoj për veprimtari politike të qëllimtë. Ky person nuk ka kurajo t’i vërë Ramë hekurat për inceneratorët. Nuk ka kurajo t’ia vërë Veliajt hekurat. U jep pyetje gazetarëve të vetë që është Meta andej e këtej. Nuk kam asgjë për të më hetuar. Kam qenë zyrtari më korrekt i këtij shteti”, tha ai më tej.