Politike15 Prill 2024, 21:34

“Mehmet Shehu më shpëtoi jetën”, Ngjela: U talla me komunizmin, ja pse u përplasa me babanë

Shkruar nga Pamfleti

“Mehmet Shehu më shpëtoi jetën”, Ngjela: U talla me


Avokati Spartak Ngjela në një rrëfim të rrallë në emisionin “Real Story” me gazetaren Grida Duman ë Top Channel, ka treguar një moment kur kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu e kishte nxjerrë jashtë nga një mbledhje, sipas tij në tentativë për ta mbrojtur.

Avokati tha se në një moment kur ishte shprehur haptas kundër regjimit, Mehmet Shehu e kishte nxjerrë nga salla ku ndodhej, duke e konsideruar si të dehur me qëllim për ta mbrojtur.

Që të shpëtoje atëherë duhej që tragjedinë ta ktheje në komedi. Dhe ne talleshim me realitetin, duke u përpjekur që situatën ta kthenim në komike. Më nxorri jashtë kryeministri, më mbrojti. I fola kundër regjimit. Ai tha merreni se është dehur. Më mbrojti. Unë u habita. Unë fola kundër regjimit, në mënyrat e mia. Ai tha kështu flet Spartaku por në fund stafetën tonë do marrë. Kurrë i thashë unë. Merreni tha se është dehur. Më mbrojti. Spartak ki parasysh tha nuk ngatërrohet vera me rakinë”, tha Ngjela.

Sa i takon marrëdhënies me të atin, Kiço Ngjela i cili asokohe kishte postin e ministrit të Tregtisë, avokati tha se babai i tij nuk ndërhynte kurrë në bindjet ideologjike që kishte pavarësisht se vetë ai ishte i majtë.

Marrëdhënia ime politike ishte e ngrirë, nuk e ngacmonim njëri tjetrin. Flisja unë hapur, ai nuk fliste se incizoheshe. Kur isha unë, ai nuk mbante ndonjë qëndrim politik të majtë. Këto që duken kështu tani, ishin jetë atje midis nesh. Mua më jepnin ngarkesë emocionale pozitive. Nuk ngatërrohet marrëdhënia politike me dashurinë e babait. Ai ishte personi që më dha mundësinë që unë të isha liberal në politikë. Asnjë luftë kundër meje, ai ishte një nga ministrat më të fuqishëm dhe unë isha kundërshtar i tyre”, rrëfeu avokati ndër të tjera.