
Meta në protestë nga frika e burgut...
Opozita ka zbritur sot në shesh jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër drejtësisë. Teksa Berisha kërkon të dalë nga arresti, duket se ai që ka një hall më të madh është Ilir Meta.
Kreu i PL ju bashkua tubimit para Kryeministrisë dhe në fjalimin e tij pati sulme frontale ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Pra duket se Meta ka zbritur në shesh për hallin e vetë personal, pra halli i burgut.
“Ky e ka bazuar pushtetin kriminal te Dum Dumanët, të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do vendosin atë që kërkon prokuroria. Turp për çdo opozitar që i bën furçë SPAK, ose ka ndonjë hall me SPAK, ose ka në hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi. Duhet të mblidhemi të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA”, tha ai.
Është koha të ngrihemi tha Meta dhe tu tregojmë ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjiteti dhe nuk e ha presionin për të mbajtur një kriminel këtu.
“Të gjithë duhet ta dinë, se Edi Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës, që nga Ballkani i hapur dhe çdo gjë tjetër. Ai nuk bën gabime rastësisht. Mos harroni çfarë tha në Kuvendin e Kosovës, së Shqipëria dhe Kosova do kishin një president të ardhshëm. A nuk ishte ky që hodhi në gjyq Ramush Haradinajt? A nuk ishte ky që i vuri sanksione Kurtit? Që kur është ky Kosova ka vetëm çnjohje. Ai është në shërbim të Serbisë. Është koha të ngrihemi! Nuk dua të flas për ndërkombëtarët. Ti tregojmë ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjiteti dhe nuk e ha presionin për të mbajtur një kriminel këtu”, tha mes të tjerave Ilir Meta.
Kreu i PL-së Ilir Meta gjatë fjalës së tij në tubimin e opozitës para Kryeministrisë, kërcënoi prokurorët, të cilët sipas tij kanë arrestuar padrejtësisht Berishën.
Meta u shpreh se prokurorët duhet të kenë kujdes me sjelljet dhe veprimet e tyre, pasi kur opozita të rikthehet në pushtet, të gjithë ata do të përballem me vettingun e ri. Sipas tij të gjithë ata që mbulojnë krimet e Ramës do të japin llogari.
“I themi çdo prokurori si ai i Metamorfozës, dhe ata shokët e McGonigal që janë atje në SPAK do ta paguani dhe do jua bëjmë vetingum dhe juve që fshini krimet e Edi Ramës dhe mbani të arrestuar Sali Berishën për llogari të Edi Ramës. Ju horra e vagabonda pa personalitet që ju merret goja”, tha Meta.
Lini një Përgjigje