Politike25 Prill 2023, 21:23

Meta sulmon Alibeajn: Nuk ka kandidatë dhe merret me mua dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Meta sulmon Alibeajn: Nuk ka kandidatë dhe merret me mua dhe Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar Enkelejd Alibeajn. Nga Korça, Ilir Meta u shpreh se ai ka mbetur pa kandidatë dhe prandaj merret me të dhe me Berishën.

Po ashtu ai sulmoi dhe kryebashkiakët socialistë.

Nuk i vëmë faj askujt atyre që nuk kanë kandidatët përse merren me Metën dhe Berishën. Qytetarët shqiptarë më 14 maj do të votojnë. Këtu është një kullë që ka kushtuar gati 6 mln euro dhe që ka goditur rëndë identitetin e këtij qytetit dhe kjo është bërë vetëm për kapriço dhe korrupsion. Pra në 14 maj votohet për t’u ndarë nga korrupsioni monizmi i Edi Ramës në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë. Është angazhim i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë që të luftojë korrupsionin. Çdo gjë do të jetë transparente. Për çdo investim do të merret çdo vendim duke dëgjuar qytetarët. E vetmja bashki që plotëson kriteret e transparencës është bashkia e Shkodrës dhe kjo sepse drejtohet nga opozita. Bashkitë e tjera janë me zero transparencë”, tha ai.

alibeaj meta akuza