Ish- kryeministri Sali Berisha kishte akuza të forta për ligjin për faljen e gjobave që u miratua mbrëmë në mesnatë në Parlament. Ai zbuloi disa nga prapaskenat se kush sipas tij qëndron pas ligjit që u miratua.
“Por nga hulumtimi dhe investigimi del se fshatarët e atij ligji janë Gjikuria, të cilit Edi Rama i fali 2.1 miliardë lekë. Qefalia, 700 milionë lekë. Dhëndri i Qefalisë, 300 milionë lekë për resortet e mëdha.
E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët. Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale”, tha Berisha.
Kuvendi i Shqipërisë sot në mesnatë miratoi me 81 vota pro projektligji për anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se ligji shfuqizon gjobat e vendosura nga 1 janari 2015- 30 nëntor 2024.
Ky projektligj ka marrë vota edhe nga ana e opozitës, të cilët kanë bashkuar votat me shumicën socialiste. PS rrëzoi amendamentet e PD-së për zgjerimin rrethit dhe faljen e gjobave të energjisë, ujit, tatimeve dhe policisë.
Deputetët e opozitës që dhanë votën pro për faljen e gjobave:
Bujar Leskaj
Jorida Tabaku
Elda Hoti
Albana Vokshi
Flamur Noka
Dashnor Sula
Asllan Dogjani
Ilda Dhori
Zheni Gjergji
Çfarë parashikon projekltigji për anulimin e masave administrative?
Qeveria do të falë gjobat e vendosura nga 1 janari 2015 në nëntor 2024. Përfitues janë ata që janë gjobitur për ndërtim të paligjshëm për strehim individual, në qytet ose në fshat dhe që janë vendosur nga IKMT, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
Edhe gjobat që ka vendosur AKU në subjektet agro-përpunuese në zonat rurale do të falen dhe po ashtu edhe gjobat e vendosura nga Inspektorati Shëndetësor për masat anti-Covid. Ky ligj nuk lejohet të hyjë në fuqi pas 11 janarit, kur qeveria vendoset në kufizime për të mos joshur elektoratin pranë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.
Lini një Përgjigje