TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 21:04

Mungoi në rezolutën për integrimin, Frrok Çupi: Berisha u kap shpejt nga Lindja, është i betuar kundër Perëndimit!

Shkruar nga Pamfleti
Mungoi në rezolutën për integrimin, Frrok Çupi: Berisha u
Frrok Çupi

Duke komentuar mungesën e Sali Berishës në votimin e rezolutës në Kuvend për hyrjen në BE, analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, e ka luftuar gjithnjë integrimin. Çupi u shpreh se Berisha është njeri i betuar kundër Perëndimit.

“Gjëja më e mirë që ka bërë, ka ironi, por jemi të vërtetë. Ai ka luftuar me thikë në dhëmbë kundër kësaj dite, nuk kishte pse të vinte në votimin e rezolutës. Përderisa është kundër BE, këtij procesi, përderisa e ka bindje. Sali Berisha është njeri i betuar kundër Perëndimit. E ka dëshmuar në periudhën e tij të qeverisjes. Që ditën që ka ardhur në pushtet, dhe deri më sot, atë gjë ka bërë.

Sali Berisha nuk shkoi kurrë si mik, si i ftuar nga Shqipëria në Bruksel. Shkoi me staturë shumë sovjektike, që nuk hapi asnjë derë. Sali Berisha u kap shumë shpejt nga Lindja, u fut shumë shpejt në duart e tyre, ia zunë frymën menjëherë. U stërviten forcat e Bin Laden këtu, u orientuan nga Lindja. Për Brukselin, Berishës i mbeti një vështrim. Ky është arkitipi i tij”, theksoi ai në “Real Story”.

frrok Çupi sali berisha pd

Lini një Përgjigje