TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 15:07

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Rama zemërthyer: Lamtumirë kryetar!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Rama zemërthyer: Lamtumirë kryetar!

Fatos Nano, lideri historik i socialistëve shqiptarë është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, ndërsa prej 1 muaji qëndronte i shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

I konsideruar si një prej politikanëve më vizionarë të tranzicionit shqiptar, Nano drejtoi Partinë Socialiste nga momenti kur kjo parti u rithemelua pas ndryshimit të emrit (ish-PPSH në Kongresin e 1991) deri në 2005-ën, kohë kur largua nga politika aktive, pasi humbi zgjedhjet parlamentare.

Kryeministri Edi Rama, i ofruar nga Nano në politikën shqiptare në 1998-ën, kohë kur iu besua edhe posti i ministrit të Kulturës, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Kryetar”, shkruan Rama, postim që e shoqëron me simbolin e zemrës së thyer.

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Rama zemërthyer: Lamtumirë kryetar!

Lini një Përgjigje