TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 21:32

“Ndryshimet në qeveri, dëshmi e dështimit”/ Fitim Zekthi: Rama u frikësohet zhvillimeve nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Ndryshimet në qeveri, dëshmi e dështimit”/ Fitim

Ndryshimet në qeverinë Rama dhe zhvillimi i Asamblesë Kombëtare të PS, kanë qenë temë debati këtë të hënë.

I ftuar në News24, analisti Fitim Zekthi teksa ka komentuar Asamblenë e PS, u shpreh se mbledhja e Asamblesë dëshmoi se kryeministri Edi Rama i frikësohet kërcënimeve të SPAK dhe se po përpiqet të gjejë mënyra për të shmangur kërcënimet.

"Mendoj se është dëshmi e kërcënimit të plotë nga SPAK dhe po përpiqet të gjejë mënyra se si ta shmangë këtë kërcënim. Pra është dëshmi e dështimit të plotë, qeverisjen në 2013 e ka nisur me njerëz që kishin peshë të madhe, dhe kohë pas kohe e ka mbushur me njerëz me shumë pak peshë politike. Askush nuk është teknokrat. Përgjegjësia politike e atyre që ndërtojnë qeverinë bëhet shumë më e vogël dhe dëshmon që janë njerëz të bindur dhe pa kurajë. Teknokrati duhet të jetë ekspert i dalluar në fushën e tij, por edhe të ketë kurajë për të thënë të vërtetën", tha Zekthi.

Robert Rakipllari: Edhe ata që ishin nuk kishin fuqi të thonin ‘jo’. Thjesht këto emra publikut do t’i shiten si emra të rinj.

Endri Shabani: Këta nuk kanë një ide të vete politike. Tani kemi edhe rastin e ministrit të Brendshëm që e marrin vesh nga lajmet. Problemi është monopolizimi i pushtetit.

fitim zekthi rama kercenime spak

Lini një Përgjigje