
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e nesërme është një moment thelbësor për Erion Veliajn.
Kjo pasi pritet të merret vendimi për shkarkimin e Veliajt si kryetar bashkie.
Këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali ishte e ftuar këtë të hënë në Top Story, në Top Channel, ku u shpreh se Veliaj gëzon të drejtën të dëgjojë dhe të dëgjohet në mbledhjen e nesërme.
“Opozita ka bërë disa herë kërkesa për shkarkimin e tij. Këtë e kemi nisur që në vitin 2023.
E kemi parë sesi Rama e shkarkoi Veliajn në mënyrë publike, ai quhet ‘emergjenca e Tiranës’ dhe duhet të marrë fund.
Veliaj edhe pse na ka mohuar 2 vite e gjysmë për një debat qytetar, besoj se e gëzon të drejtën të dëgjohet dhe të dëgjojë në Këshillin Bashkiak”, u shpreh ajo.
Lini një Përgjigje