TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 18:30

Nga 313”-ta në protestën e opozitës, Meta sulmon kreun e SPAK: Pse nuk e thërret Ramën për çështjen “McGonigal”!

Shkruar nga Pamfleti

Nga 313”-ta në protestën e opozitës, Meta sulmon kreun e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga “313”-ta, në mesazhin e tij zanor në protestën e opozitës nuk la pa sulmuar kreun e SPAK Altin Dumani. Meta theksoi se drejtësia e re është një mashtrim dhe se Dumani është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, heshtja e SPAK për çështjen “McGonigal”, ku është i përfshirë vetë kryeministri tregon se ai institucion është i kapur.

Meta deklaroi më tej se ishte vetë zv/kryeministri Arben Ahmetaj i cili tregoi përfshirjen  e kryeministrit Rama në afërta korruptive.

Ahmetaj na dëshmoi përse Dum nuk e heton kryebashkiakun për inceneratorët, sepse e paska urdhëruar dhe detyruar Rama për këtë akt të paligjshëm dhe çdo hetim do tregonte se koka e vërtetë e kësaj megafere është Edi Rama.

Drejtësia e re është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur. Harta e re gjyqësore e bëri drejtësinë më të paarritshme, më të shtrenjtë për qytetarët. Pse hesht Dumani për McGonigal, ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Ka dy vite që nuk thërret Ramën për McGonigal. 11 maji është dita historike e skadencës së narko regjimit dhe narko drejtësisë. 11 maji do jetë dita e triumfit, e përmbysjes së këtij modeli”, tha Meta.

Lini një Përgjigje