
Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan një protestë 90 minutëshe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasditen e së hënës, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Një nga momentet pikante të protestës ishte edhe një pankartë, ku në krahët e Kryeministrit Edi Rama, qëndronin disa nga figurat ndërkombëtare që konsiderohen si aleatë apo ndihmës të tij.
Foto e pankartës është publikuar në rrjetet sociale.

Pankarta përfshin portretin e Kryeministrit Rama me disa nga ish-zyrtarët amerikanë dhe europianë, mes të cilëve edhe ish-Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, ish-zyrtaren e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan apo ish-ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Të gjithë zyrtarët apo ish-zyrtarët nga SHBA në Europë, konsiderohen nga demokratët si ‘aleatët’ e Edi Ramës dhe regjimit të tij, që e kanë ndihmuar në propagandën dhe janë përdorur nga Kryeministri për të goditur opozitën.
Lini një Përgjigje