Grenell humbet postin e tij në administratën Trump dhe mbetet pa një rol të ri, duke shënuar një rënie të dukshme nga pozicionet e larta që mbante më parë, mes kritikave për stilin e tij përçarës dhe konkurrencës në rritje brenda rrethit presidencial. Padyshim kjo gjë ka hidhëruar edhe miqtë e tij në Tiranë. Ai ka raporte shumë të mira me Edi Ramën, teksa nuk mbetet pas as Berisha. Madje këtij të fundit i premtoi heqjen e “non gratës’ nëse bëhej Sekretar Shteti...
Richard Grenell punoi fort gjatë zgjedhjeve të vitit 2024 për t’u konsideruar si sekretar shteti në një mandat të dytë të Donald Trump, si kulmi i një karriere të ndërtuar mbi poste të rëndësishme në sigurinë kombëtare.
Më pak se dy vite më vonë, presidenti Trump i ka hequr të vetmin post të përhershëm që Grenell kishte arritur të siguronte në këtë mandat, drejtimin e Qendrës Kennedy për Artet Performuese, dhe ka bërë të qartë se, për momentin, nuk ka asnjë rol tjetër në mendje për të.
“Po kërkoj aventurën tënde të radhës”, i tha Trump gjatë një konference për shtyp, pak para mbledhjes së fundit të bordit të Qendrës Kennedy.
“E dini që doli një lajm se ai u shkarkua. Nuk u shkarkua. Ishte këtu për një periudhë të shkurtër, për një vit”, u tha Trump gazetarëve.
Rënia e Grenell bie në kontrast të fortë me pozicionin që kishte në mandatin e parë të Trump, kur mbajti një seri rolesh të rëndësishme, përfshirë ambasador në Gjermani, i dërguar special për Ballkanin dhe drejtues i përkohshëm i inteligjencës kombëtare.
Megjithëse Trump e lavdëroi publikisht, komentet e tij përfshinin edhe tone kritike që pasqyrojnë perceptimin e kundërshtarëve të Grenell, të cilët e konsiderojnë një aleat energjik, por shpesh konfliktual dhe problematik në sjellje.
Trump kujtoi se Grenell “shkarkoi të gjithë dhomën” gjatë kohës kur drejtonte inteligjencën, në përpjekje për të zbuluar rrjedhje informacioni, një referencë ndaj spastrimeve të zyrtarëve që ai akuzonte se e minonin presidentin.
Ai shtoi gjithashtu se në Qendrën Kennedy, Grenell ishte “pak i ashpër me disa njerëz” dhe se disa artistë “morën goditje nga Ric”, duke gjeneruar valë kritikash dhe tituj negativë në media.
Grenell nuk iu përgjigj pyetjeve nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e administratës. Në rolin e tij të mbetur si i dërguar për misione speciale, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut, ai thuhet se është përplasur vazhdimisht me sekretarin e shtetit Marco Rubio, i cili në fund fitoi garën për postin që Grenell synonte.
Ai gjithashtu shmangu komentet për të ardhmen e tij, duke u kufizuar në një mesazh kritik ndaj mënyrës si mediat raportojnë për republikanët.
Trump e zëvendësoi Grenell me Matt Floca, një drejtues teknik i Qendrës Kennedy dhe ish-emërim i epokës Biden, duke e vlerësuar si “ekspert ndërtimi”. Floca, 38 vjeç, ka informuar rregullisht Trump për çështje teknike të godinës dhe do të drejtojë një rinovim dyvjeçar të qendrës, e cila do të mbyllet për këtë periudhë.
Trump e bëri të qartë edhe stilin e tij: “Mendoj se Matt do ta drejtojë mirë, por nëse jo, do ta shkarkoj”.
Grenell u konsiderua një figurë përçarëse në Qendrën Kennedy. Menaxhimi i tij çoi në largimin e artistëve, donatorëve dhe drejtuesve të rëndësishëm, ndërsa institucioni u përball me krizë të brendshme. Ndërkohë, Orkestra Simfonike Kombëtare po kërkon hapësira të reja për aktivitetet e saj gjatë mbylljes së qendrës.
Qendra Kennedy u kthye në një objektiv politik për Trump që në mandatin e parë, dhe pas rikthimit në pushtet, ai ndryshoi bordin, vendosi besnikë të tij, emëroi Grenell dhe madje shtoi emrin e tij në ndërtesë, përpara se të shpallte mbylljen e saj.
Si drejtues, Grenell shpalli luftë ndaj programeve që i konsideronte “woke” dhe nismave për diversitet, duke akuzuar drejtimin e mëparshëm për keqmenaxhim financiar. Gjatë kësaj periudhe, disa emra të njohur të artit ndërprenë bashkëpunimin me institucionin.
Megjithatë, Grenell vazhdon të kërkojë mbështetje brenda rrethit të Trump. Ai ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me familjen presidenciale dhe ka qenë aktiv në projekte biznesi dhe politike, përfshirë në Ballkan.
Por mandati i dytë i Trump ka sjellë një konkurrencë më të fortë brenda rrethit të tij, me figura më të fuqishme dhe me burime më të mëdha financiare që kanë zënë hapësirë.
Në këtë realitet të ri, Grenell, dikur një nga figurat më të dukshme të administratës, duket se po mbetet pa rol të qartë dhe pa ndikimin që dikur kishte. /Përshtati "Pamfleti" nga “NY Times”
Asgje e mire nuk vjen nga tipa bythe. Nuk e di pse njerezimi eshte kaq patetik ndaj llumit te shoqerise, pse!? Larg njerezve qe dalin neper plazhe lakuriq, ose kane orientime eksentrike per jetesen, larg o njerez se keta te bejne gjemen e duan ta shqyejne njerezimin.