
Kryeministri Rama i është rikthyer sërish çështjes së drejtësisë. Nga një takim që zhvilloi me pensionistët në Gjirokastër, Rama u shpreh se shpatën e drejtësisë e hoqi nga zyra e tij dhe ia dorëzoi prokurorëve të pavarur.
Teksa u ndal te arrestimet e SPAK, Rama tha se nga ana njerëzore ndihet keq, por nga ana morale dhe për besimin që populli i ka dhënë me votë, ndihet ballëlartë.
“Ne shpatën e drejtësisë e dorëzuam! Altin Dumanin të tërë e njihni dhe e respekton shumicë dërrmuese dhe me të drejtë, po ai nuk lindi dje.
Nga pikëpamja njerëzore jam i keqardhur, nga pikëpamja morale ndaj jush dhe atyre që më kanë dhënë votën, jam ballëlartë. Nuk të çon qeveria në burg, nuk bën qeveria hetime dhe përgjime, janë punë të drejtësisë. Shtëpia jonë është krijuar për të qeverisë, çuar njerëz në parlament dhe në shtëpinë tonë kush bën gjëra të paligjshme duhet të ndëshkohet, jo nga partia por drejtësia.
Ne më shumë seç ishim do jemi, sepse historia e kësaj partie është një bie mijëra ngrihen”, tha kreu i PS.
Lini një Përgjigje