TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 09:23

Berisha i kërkoi debat publik, Rama: Nuk bëj debat me njerëz në rrjedhje të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i kërkoi debat publik, Rama: Nuk bëj debat me njerëz

Kryeministri Rama ka folur lidhur me debatin e kërkuar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ai deklaroi se nuk ta pranojë kurrë debatin, pasi sipas tij nuk bën debat me bufin e kënetës.

“Me këtë të bëj debat me bufin e kënetës? A je në vete? Aq më tepër që bufi është në rrëshqitje e sipër. Çfarë debati?”, tha Rama.

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri tha se e vetmja mënyrë për të bërë një “detoks” nga “helmet” e përditshme janë takimet me njerëzit.

“Jam pak i axhituar se mezi po pres të filloj takimet se është e vetmja mënyrë për t’u çliruar dhe desintoksikuar nga helmet, që s’i marr që nga fushata e 2009, nuk shoh më televizor, dhe vetëm në raste të caktuara nëpërmjet Youtube që mi çojnë. Edhe at helm totalisht. Duhet detoks. Dhe i vetmi është me njerëzit realë, në jetën reale. Me ata që në fund të ditës vendosin, që çyrykët i quajnë të blerë, të sëmurë, të shitur, administratë dhe ata këtë 11 Maj do të jenë më shumë se kurrë që do të votojnë mua dhe PS”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje