
Kryeministri Rama po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë në SHBA, ndërsa iu ka kërkuar votën në zgjedhjet 2025.
Rama shprehet me krenari se vendin e ka çuar përpara, por pranon se mbetet ende shumë punë për të bërë. Sipas tij, "Shqipëria nuk është fushë me lule sepse ka ende shumë ferra për të pastruar dhe jo pak plagë për të shëruar”, duke paralajmëruar kështu arrestime të tjera.
Kryeministri iu rikujton se vota e emigrantëve, do ta çojë Shqipërinë shumë shpejt drejt anëtarësimit në BE.
“Është një Shqipëri e rilindur këtë dekadë. Është kthyer e po kthehet në një emër krenarie, thua “I am from Albania”.
Nuk kam ardhur t’ju them se është fushë me lule sepse nuk kemi shumë ferra për të pastruar dhe jo pak plagë për shëruar, por kam ardhur për t’ju thënë se jam sa krenar për sa kemi bërë por edhe i vetëdijshëm se sa shumë mbetet për të bërë.
Kam ardhur për t’ju kërkuar të vijojmë këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke bërë për vendin tonë për flamurin tonë atë që çdo shqiptar si ju në SHBA apo Europë ka bërë për veten e vet, duke u bërë pjesë e pandashme ku sot jeton e punon këtu në SHBA apo Europë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje