TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 10:52

"Nuk ka makijazh trumpist që ndryshon kënetën", Rama ironizon opozitën: Udhëhiqen nga turisti LaCivita

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ka makijazh trumpist që ndryshon kënetën", Rama

Kryeministri Rama deklaroi sot se forca politike që ai drejton është garancia e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se opozita është shprehur se do ta shkrijë SPAK.

Rama ironizoi edhe udhëheqësin e fushatës së PD, Chris LaCivita, duke e konsideruar këtë të fundit si turist amerikan ‘për të bërë një makijazh Trampist’.

“Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb. Ky është thelb i ndarjes së dita me natën mes nesh dhe kënetën. Por ky është edhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë. Ne nuk jemi Bosnja, ne jemi Shqipëria dhe kemi mundësitë për të shfrytëzuar atë dritare”, tha Rama.

Kreu i qeverise kërkoi që shqiptarët t’i japin një mandat të fortë më 11 maj dhe arsyeja sipas tij është BE, marrëdhëniet me SHBA dhe NATO.

Lini një Përgjigje