TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2024, 15:59

“Nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama”, zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve; PS tenton të dalë mbi Kushtetuesen?

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama”, zbardhen

Zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës. PS ka vendosur që raporti të kalojë për votim të enjten, por pa deklaruar nëse ata do votojnë pro apo kundër heqjes së mandatit, edhe pse Kushtetuesja ka folur hapur. Kjo ka shkaktuar debate mes demokratëve dhe socialistëve.

Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e çojë në Gjykatë Kushtetuese

Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën.

Ervin Salianji: Ndërkohë që këshilli i mandative me përfaqësuesit e PS-së e sorrollatën e sollën rrotull duke shkelur dhe Kushtetutën, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta cojmë raportin në seancë, pastaj kuvendi Gjykatës Kushtetuese, erdhën zgjedhjet mbaroi mandate, çfarë efekti ka ligji këtu. Praktikisht është rasti i disatë që PS në këtë këshill bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe I trajton funksionarët e vet të paprekshëm nga ligji.

Bledi Çuçi: Debati juridik lind në pikën ku thuhet që pjesë e vendimit të gjykatës Kushtetuese, janë dhe pjesët arsyetuese. Këtu përfshihet e gjithë narrative që ka dhënë shumica dhe mendimet e pakicës që ka dhënë gjykata kushtetuese. Këtu ndodhemi në konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues. Një palë thotë që Kuvendi është i detyruar të votojë siç them unë. Në të gjithë vendimmarrjen e tij kuvendi është sovran. Por 1/10 mendon se duhet ta cojë një cështje në gjykatën kushtetuese e qenka e detyruar cdo deputet që është sovran të votojë sipas 1/10. Po këto gjyqtarë I mohuan të drejtën e drejtëpërdrejtë kushtetuese I ka mohuar të drejtën 1/5 së deputetëve që të shkojnë  e ta kërkojnë të drejtën në gjykatë Kushtetuese. Nga ana tjetër kemi gjyqtarë që thonë pikërisht këtë, që nuk është detyruese kërkesa e 1/10 së deputetëve për të kërkuar mocion dhe për të cuar cështjen në Kushtetuese. Nuk e detyron Kuvendin të marrë vendimin në një formë të caktuar. Duke qenë që ne jemi në një vakum për të marrë një vendim për këtë cështje. Kuvendi nuk ka vendimarrje sot në lidhje me kërkesën që ka bërë 1/10 e deputetëve për këtë çështje. Pra këtë vakum e ka krijuar gjykata Kushtetuese. Por duke qenë se ka konflikt vetë Gjykata Kushtetuese e e kuvendi është vend sovran unë prapë kam një pyetje: Pse ia mohoni 1/5 së deputetëve të drejtën për të kërkuar drejtëpërdrejtë në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës. Pse? Pse bëni akrobaci duke na future në diskutime juridike që I diskutoni brenda trupës tuaj? Këtu jemi në cështje proceduriale e duke qënë që sot vërtet kemi vakum për tu shprehur për kërkesën e 1/10 të deputetëve në lidhje me një cështje të caktuar duhet tia cojmë seancës plenare kërkesën.

Bardhi: S'ka vakum.

Nikolla: Unë them ta mbyllim mbledhjen. Cështja do të çohet për votim në seancë plenare.

Bardhi: Nuk mund të talleni as me parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje. Çfarë do i propozojmë seancës plenare?

Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës.

Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Lini një Përgjigje