TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2026, 19:43

"Nuk mundet kështu Rama", drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Foltoret nuk janë të mjaftueshme!

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk mundet kështu Rama", drejtuesi i FRPD Durrës kritika
Shyqyri Myrtollari

Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari, në fjalën e tij në Foltoren që po mbahet në selinë blu, shprehet se Foltoret nuk janë zgjidhja që çon në mundjen e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës në pushtet.

Myrtollari tha se një tjetër problematikë është edhe zbardhja e mbledhjeve të PD në media përpara se vendimet e diskutimit t’i bëhen të ditura strukturave të partisë.

Ndërsa edhe ai njëlloj si Glauk Olldashi ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura në mënyrë që të flitet më hapur në lidhje me problematikat e PD.

“Kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD ku në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, me sms i marrin vesh mediat. Kjo nuk është normale.Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmijë, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që në përfaqësojnë ne.

Foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme përballë propagandës. Çdo drejtues e deputet duhet të dalë në zona dhe të kuptojë problematikat”, tha ai.

shyqyri myrtollari pd berisha

1 Komente

  1. M
    Munika

    Mos e caj koken djale, se Ramen e mund Muli me Bocin nga ekranet e portalet

    Lini një Përgjigje