TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 07:13

Numërohen 20 % e votave në Tiranë, kryeson Partia Socialiste; surprizë vendi i tretë

Shkruar nga Pamfleti
Numërohen 20 % e votave në Tiranë, kryeson Partia Socialiste;
Ka nisur numërimi i kutive të votimin edhe në Tiranë

Ka nisur numërimi i kutive të votimin edhe në Tiranë. Nga 1282 kuti, janë numëruar 246 deri tani.

Në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të marrë 19 mandate në kryeqytet.

Pas PS, ndjek Partia Demokratike me koalicionin e saj, me 14 mandate, ndërsa nga një mandat parashikohet të marrin Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

12 orë nga mbyllja e procesit të votimit janë numëruar më shumë se 20 për qind e kutive të votimit nw rang vendi.

Deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1273 kuti nga 5225 në total.

Ehe pse mund të ketë ndryshime të shumta, duke qenë se ka edhe shumë kuti për t’u hapur, PS-ja me 53% të votave mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike, 53% të votave 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 3% të votave 1 mandat, PSD 4% të votave 3 mandate, Mundësia 3% të votave 1 mandat dhe Bashkë 1% të votave 1 mandat. 

Ndërkohë, edhe pse mund të ketë ndryshime të shumta, duke qenë se ka edhe shumë kuti për t’u hapur, PS-ja mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat, PSD 3 mandate, Mundësia 1 mandat dhe Bashkë 1 mandat.

Numërohen 20 % e votave në Tiranë, kryeson Partia Socialiste;

 

numërohen 20 % e votave në tiranë

Lini një Përgjigje