
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Memalij, por është irrituar me mbështetësit. Teksa ai po fliste, nga fundi i turmës nisën brohoritjet “O Tërmet, o hero, Tepelena ty të do”.
Por kjo e acaroi kreun e PS, pasi ky refren përdoret nga demokrat për Sali Berishën. Rama këkroi të mos e dëgjoijë më një gjë të tillë, teksa i “tërhoqi veshin” edhe Tërmet Peçit.
“Jo, jo, jo, këtë nuk e dua këtë. E përdorni të tjerët këtë. E keni kopje, mos e përdorni më. E përdorin të tjerët këtë, nuk është e jona kjo. Keni gjithë këta mjeshtra të fjalës dhe poezisë, e shkoni e merrni e kopjoni një paçavure mitingjesh të atyre që sot janë në kënetë. Lërini ato...
Nuk keni faj ju, ka faj Tërmeti, sepse kur thoni: “O tërmet, o hero, Tepelena ty të do”, ky ju lejon. Lëre, mos e përmend më. Termet, këtu respektohet e drejta e autorit, atë autor se duam fare, dakord. Ato janë mitingje kënetash, jeni në vete apo jo”, tha Rama.
Lini një Përgjigje