TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Dhjetor 2023, 22:05

“Opozita ka nevojë për frymë të re”, Shehi: Uroj që Berishës si person t’i ruhet dinjiteti dhe të mos përfundojë në qeli!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita ka nevojë për frymë të re”, Shehi: Uroj

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ndërsa foli për fatin e Sali Berishës për të cilin nesër GJKKO merr vendimin për ta vendosur në arrest shtëpie, tha se ish kryeministri po provon një rrëzim të dhunshëm pas refuzimit të tij për t’u larguar nga politika.

I ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Shehi tha se Berisha duhet të ishte larguar dhe të linte opozitën të riformulohej.

Të gjithë ata që kane qenë shefa kanë përfunduar me një rrëzim të dhunshëm. Është po i njëjti person me 30 vjet për zig-zaget e veta. Ne po themi  të ndryshojmë për të rrit shanset e opozitës për të ardhur në pushtet. Unë them që opozitës shqiptare i duhet njëlloj përqasje, një aproach i ri.

Uroj që Berishës si person t’i ruhet dinjiteti i vet dhe të mos përfundojë në këto historitë e arrestimeve. Të gjithë ata që kane qenë shefa kanë përfunduar me një rrëzim të dhunshëm. Por gjeneratën e re nuk e shoh me Berishën”, tha Shehi.

berisha

Lini një Përgjigje