
Megjithëse opozita nuk e ka votuar në Parlament ngritjen e komisionit parlamentar për dezinformimin, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, përkatësisht Gazment Bardhit, Agron
Dukës dhe Mesila Dodës, që të propozojnë emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit. Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej të cilëve nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Tre prej anëtarëve të opozitës i takojnë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje