TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 12:20

“Pa PSD nuk ka qeveri”, Tom Doshi ‘i mbyll derën' Berishës’: Më parë bën koalicion Rama me PD, se ne me Saliun

Shkruar nga Pamfleti
“Pa PSD nuk ka qeveri”, Tom Doshi ‘i mbyll derën'
Tom Doshi

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, në një takim elektoral në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”  me kandidatët për deputetë në qarkun Shkodër ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij , Doshi fajësoi Ramën dhe Berishën për gjendjen e vështirë ku ndodhet Shqipëria, teksa hodhi poshtë aludimet për një koalicion me demokratet.

“Në 2013, Sali Berisha ka lënë pushtetin si i korruptuar. Edhe sot të vjen zor kur sheh gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Njerëzit që vjedhin qytetarët nuk na përkasin ne. Kryetari i Bashkisë Shkodër që drejton fushatën e PS-së, është i pandehur. Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët. Kam shumë besim, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë që populli do të na votojë. Jemi e vetmja shpresë. Si mund të shkojmë në Europë kur pensionet tona janë 100 euro?! Si mund të shkojmë në Europë kur ne akoma nuk kemi ndarë tokat?! Ju premtoj shqiptarëve, që pa Partinë Social-Demokrate nuk ka mazhorancë në Shqipëri. Janë përhapur fjalë që Tom Doshi bën koalicion me Sali Berishën… Më parë bën Edi Rama koalicion me Berishën se Tom Doshi. Shkodra fillon me fitoren me tre mandate”, tha Tom Doshi.

Social Demokratët synojnë që në zgjedhjet e 11 majit përveçse të sigurojnë grup parlamentar deputetësh të jenë edhe forca politike që do vendosë qeverinë e ardhshme.

tom doshi berisha tom doshi rama

Lini një Përgjigje