Brenda PS ka nisur sherri për mbledhjen e votave në 11 Maj.
Ish deputeti i Partisë Socialiste Piro Lutaj është përfshirë në debatin më të fundit që ka përfshirë rilindjen.
Ai i ka dalë në mbrojtje Anila Shehut ish drejtuese e Partisë Socialiste në njësinë 5 e cila është larguar nga drejtimi i strukturës pas propozimit të Erion Braçes që ka bindur Ramën ta largojë Shehun nga PS.
E gjitha kjo u mësua pasi u publikuan mesazhet e Braçes i cili largua nga Lushnja dhe u caktua në Tiranë si kandidat në listën e hapur të rilindjes.
Ish deputeti shkruan në një postim në facebook, se “Anila Shehu, ish drejtuese e PS, Njësia 5, një zonjë me kuptimin e plotë të fjalës. Një punonjëse partie, ekselence”.

Një mesazh SMS të shpërndarë ditët e fundit në grupin e brendshëm të Partisë Socialiste nga ish-zv.kryeministri dhe aktualisht deputeti, Erion Braçe shkruante se Shehu po saboton partinë.
Lini një Përgjigje