Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një takimi elektoral në Berat.
Rama theksoi se bujqësia ka ecur përpara, me demokratin që iu drejtua kryesocialistit se ndryshimet janë pasojë e kohës.
Biseda me qytetarin:
Rama: Ka ecur bujqësia në këto vite?
Qytetari: Absolutisht! Normale që do ecte… Nuk mund të bëjmë krahasime me ’34.
Rama: Këta demokratët ndahen në dy kategori. Kategoria dominonte është ajo që thotë s’është bërë asgjë. Është dhe ajo kategoria e vogla që thonë se ndryshime ka pasur, por i solli koha.
Qytetari: Gjërat t’i themi ashtu siç janë. Bujqësia normale që ka ecur.
Rama: Rëndësi ka që të biem dakord që ka ecur përpara. Ti thua që e solli koha…
Qytetari: Edhe koha. Në lidhje me këtë shqetësim që ngrita… Mua më vjen çudi që e quajnë produktin shqiptar që nuk bën.
Rama: Koha mund të sjellë gjëra dhe mbrapsht, se varet kush e menaxhon kohën. Por ti rri aty te ajo.
Lini një Përgjigje