TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2024, 22:45

Paralajmëron gazetarja: Basha dhe Berisha po shkojnë drejt bashkimit, në zgjedhjet e 2025 do jenë bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron gazetarja: Basha dhe Berisha po shkojnë drejt bashkimit,

Gazetarja Danjela Maloku ka paralajmëruar se së shpejti mund të ketë një bashkim të Berishës dhe Bashës dhe të shkojnë së bashku në zgjedhjet e 2025.

Në “Repolitix” ajo tha se të dy e kanë zbutur gjuhën ndaj njëri-tjetrit.

Pak para zgjedhjeve do kemi një bashkim të Berishës dhe Bashës. Do jetë i pashmangshëm rruga e bashkimit mes Bashës dhe Berishës. Edhe votat e Bashës janë të domosdoshme. Berisha është kujdesur përgjatë disa kohëve edhe para se të izolohej që gjuhën ndaj zotit Basha ta kishte më të zbutur. Edhe ky i fundit ka folur për armëpushim. Gjithsesi janë larg”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje