TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 16:45

Pas Metës, Berisha "dorovit" edhe Mediun, zbulohen deputetët që i bashkohen PR-së për grup parlamentar

Shkruar nga Pamfleti

Pas Metës, Berisha "dorovit" edhe Mediun, zbulohen deputetët

Pasi i bëri qokën e radhës Ilir Metës, Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu.

Zbulohen deputetët demokratë që kryetari i Partisë Demokratike i ka “huazuar” Fatmir Mediut për të krijuar grupin e tij parlamentar.

Grupi i tretë kuvendor opozitar:

Fatmir Mediu, PR

Vangjel Dule, PBDNJ

Greta Bardeli PD

Denisa Vata PD

Zija Ismaili PD

Artan Luku, PAA

Fidel Kreka PD

Mesila Doda e PDIU-së ka zgjedhur te mos jetë pjesë e grupit në përbërje të së cilit është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Opozita do të përfaqësohet në legjislaturën e re me tre grupe kuvendore, ndërsa aleatët të cilët siguruan një ulëse në Kuvend për shkak se u vendosën në listën e sigurt të PD, tashmë do të përfitojnë dhe benefitet që i jep të pasurit e një grupi parlamentar: nga përfitimet financiare, tek minutazhi që gëzon opozita në Parlament apo dhe pjesëmarrja në delegacionet jashtë vendit./TCH

Lini një Përgjigje