Dyshja Meta-Berisha kanë vendosur të rikthejnë protestat në sheshet e Tiranës.
Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas takimit me Sali Berishën, Meta tha se përshëndet përpjekjet e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar. Ai u shpreh se fokus do jetë kthimi i llogaridhënies, ndërsa paralajmëroi edhe protesta.
“Jemi në këto rrethana kur skandalet e qeverisë, korrupsioni mbivendosen njëri me tjetrin, problemet ekonomike rëndohen dhe që sjellë fenomenin e largimit. Është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo përfshin angazhimin parlamentar. Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi. Dega e PL-së në Kukës ka qenë aktive. Deputetët tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim.
Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja. Nuk jam këtu për t'u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t'i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.
I pyetur nëse do ishte dakord që Sali Berisha të nxirrte Gazment Bardhin si pretendent për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik.
Pyetje: Po nëse do ishte Gazment Bardhi kandidat për Kryeministër në 2025?
Meta: Nuk jemi këtu për t'u marr me këto çështje, jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.
Lini një Përgjigje