TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 16:30

Pasi i mori këshillat bashkiakë, Meta i “kthen shpinën” Berishës; kreu i PL “zhduket” nga qarkullimi

Shkruar nga Pamfleti

Pasi i mori këshillat bashkiakë, Meta i “kthen

Berisha çdo ditë del në media dhe flet për vjedhje zgjedhjesh, flet për protesta, flet për padira dhe dosje, por në fakt nga Meta dhe nga Partia e Lirisë askush nuk flet. Duket sikur Meta e arriti qëllimin e tij. Ai lakmonte këshillat bashkiakë dhe këtë gjë e siguroi...

Ilir Meta duket se i ka thyer shpinën Sali Berishës. Zgjedhjet e 14 majit ishin një disfatë për opozitën, por i vetmi që përfitoi ishte Ilir Meta. ¾ e këshilltarëve në Këshillat Bashkiakë i ka marrë Partia e Lirisë, duke bërë që Berisha të jetë minorancë kudo. Futja e PL nën logon e koalicionit Bashkë Fitojmë bëri që demokratët të çojnë vota te partia e tij. 3 ditë pas zgjedhjeve, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe që nga ajo ditë kontaktet janë ndërprerë.

Vetë Ilir Meta nuk ka dalë në asnjë studio televizive. E vetmja dalje ishte më 30 maj, ku Meta mblodhi këshilltarët e tij dhe e tregoi qartë distancimin nga Berisha. Sot Meta u bë i “gjallë” në rrjetet sociale, por komentoi propozimin e Ramës për Asociacionin në Kosovë dhe jo zgjedhjet.

Berisha çdo ditë del në media dhe flet për vjedhje zgjedhjesh, flet për protesta, flet për padira dhe dosje, por në fakt nga Meta dhe nga Partia e Lirisë askush nuk flet. Duket sikur Meta e arriti qëllimin e tij. Ai lakmonte këshillat bashkiakë dhe këtë gjë e siguroi. Në disa foto të pak ditëve më parë, Meta dhe Kryemadhi ishin arratisur në zona malore, duke dëshmuar qartë se tani topi i ngeli Berishës.

Ky i fundit është në hall nga të gjitha anët. Lulzim Basha po ridel në skenë, ndërkohë që drejtësia po lëviz. Megjithatë Meta duket se i ka kthyer shpinën.

Duhet theksuar se pak ditë më parë ishte Evi Kokalari ajo që tha se Ilir Meta kishte ngrënë një drekë me Lindita Nikollë. Ka zëra që thonë se kreu i PL po tenton pazar me mazhorancën. Fakti që deri më tani rri në heshtje dhe po ashtu PS ka tërhequr ligjet që kishte për largimin e spiunëve, tregon se diçka po gatuhet në prapaskenë. /Pamfleti

berisha meta pl

Lini një Përgjigje